E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Emërimi i prefektit të ri, i pamerituar

Partia Socialiste ka reaguar sot pas emërimit të prefektit të ri të Tiranës, duke e konsideruar emërimin e Keltis Krujës të pamerituar dhe vjedharak. Sipas deputetit Sajmir Tahiri, Berisha emëroi dje Prefekt të Tiranës shokun e ngushtë të Shkëlzenit dhe Rrahmanit duke dhënë dëshminë e rradhës për pushtetin abuziv dhe financiar . "Është tashmë e qartë për të gjithë se shteti shqiptar dhe qeveria e shërbimit e shërbesave është nënshtruar tërësisht në shërbim të Shkëlzenit, Argitës, Rrahmanit, e çdo sekseri tjetër që i bindet verbërisht interesave korruptive të Sali Berishës dhe familjes së tij", tha Tahiri. Ai theksoi se Shqipëria mbahet peng nga fëmijët dhe familjarët e kryeministrit. "Institucionet publike, ministritë, policia, dogana dhe gjithçka varet nga Kryeministri, janë vënë në shërbim të interesave pasurore të një grushti njerëzish që përveç lidhjes së gjakut i lidhin tashmë dhe interesat klanore për të vjedhur pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve", pohoi Tahiri. Në këtë pikë, Tahiri tha se Partia Socialiste është e vendosur të demaskojë në sytë e publikut këto praktika nepotike dhe korruptive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›