E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi dhe Malaj/ Të dy bashkë kundër Ramës. Takim kokë më kokë

Dy kundërshtarët më të fortë të Edi Ramës në PS, Arben Malaj dhe Ben Blushi janë takuar së bashku në një prej bareve më të njohura të kryeqytetit për më shumë se 1 orë. Kur nga Kongresi i PS-së na ndajnë vetëm pak ditë, biseda mes dy figurave të njohura të PS-së është zhvilluar rreth kësaj ngjarje, por dy protagonistët kanë preferuar të shmangin komentet. Vetë Ben Blushi ka preferuar të mos komentojë kandidaturën e Arben Malaj për kryetarin e PS-së , dhe nga ana tjetër, Arben Malaj edhe pse nuk e ka mohuar takimin me ish liderin Fatos Nano, nuk ka zbardhur asnjë detaj rreth këtij takimi. Arben Malaj e ka deklaruar qartë se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e kryetarit të partisë, por ai që është ende i paqartë është pozicioni i Blushit i cili edhe pse është shfaqur si kundërshtar i Rames nuk ka deklaruar ende nëse do të kandidojë për postin e kryetarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›