Michael ende i pavarrosur
I erdhi fundi misterit mbi varrosjen e ikonës së Popit Majkëll Xhekson. Ai do të varroset në fund të këtij muaji në ditën kur ai do të mbushte 51 vjeç. Familja e këngëtarit tha se Xhekson do të varroset më 29 gusht në një ceremoni private në Glendal të Los Angelosit, me pjesëmarrje të kufizuar të familjes dhe miqve të afërt të Xheksonit. Xhekson ndërroi jetë papritur më 25 qershor në Los Angjelos, nga një atak në zemër. Që atëherë autoritetet kanë vazhduar hetimet mbi medikamentet që ai ka përdorur dhe nëse ato mund të kenë luajtur ndonjë rol në vdekjen e tij. Hetimet janë përqendruar në veprimet e mjekut personal të tij.