Ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë të dënuar për drogë dhe prostitucion.
Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Athina dy shqiptarë që strehoheshin në Greqi.
Ata janë Neritan Cjapi, vjeç 37, nga Roskoveci i Fierit dhe Nuri Fusha, vjeç 37, nga Barikati i Beratit të dënuar për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni.
Burimet saktësojnë se Cjapi, ishte i dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese", ndërsa Fusha kishte thyer masën "Arrest në burg", për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Kapja dhe ekstradimi i këtyre dy shtetasve është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit e shkëmbimit të informacionit të zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Athinë.