E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Fletët e votimit të prodhohen jashtë

 

PS i drejtohet me një letër zyrtare KQZ-së, lidhur me procesin e shtypjes së fletëve të votimit. Zyrtarë të selisë rozë kanë artikuluar në kërkesën e tyre shqetësimin lidhur me këtë proces, që sipas tyre meriton vëmendjen e KQZ-së. Në kërkesën e tyre drejtuar KQZ-së, socialistët thonë se kjo gjë është lehtësisht e realizueshme nga ana e këtij institucioni, nëse në procedura ftohen të negociohen vetëm shoqëri të huaja që kanë eksperiencën në këtë fushë. Argumenti tjetër, sipas selisë rozë, është se printimi i fletëve të votimit konsiderohet si një nga proceset më delikate, i cili kërkon transparencë dhe besueshmëri dhe se vetëm duke u realizuar jashtë vendit, thuhet në letër, do të mund të gjejë konsensusin e palëve. Në kërkesën e saj drejtuar KQZ-së, PS-ja shprehet se është në pritje të këtij procesi sa më shpejt të jetë e mundur dhe se çdo justifikim apo neglizhim ndaj kësaj kërkese themelore, sipas saj, do të cenonte klimën e besimit në këtë proces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›