Një mënyrë leximi për "SOS - Një buzëqeshje"
Agron Gjekmarkaj
Çdo roman është "një përgjigje për një situatë të caktuar të ndërgjegjes". Në shumë raste tradita e romanit shqiptar dëshmon për një mungesë të lidhjeve ndërmjet realitetit të përshkruar dhe realitetit që rrethon romanin. Kjo mospërputhje e redukton bashkëkohësinë veç në një fakt kronologjik, duke anashkaluar raportin dialektik ndërmjet mendimit dhe fantazisë si tiparin themelor të bashkëkohësisë. Romani i fundit i shkrimtarit Zija Çela "SOS - Një buzëqeshje" është një roman që të fton ta lexosh në këtë kontekst për të vërejtur në të caqet dhe shenjat e shfaqjes së bashkëkohësisë. Një rindërtim subjektiv i një universi social shumë kompleks, ku personazhet përballen për një realitet të ri, të domosdoshëm dhe të padukshëm. Për shkrimtarin e njohur letërsia ka mbetur gjithmonë një fakt jetësor, sepse ai e lexon botën si të ishte një faqe që duhet rijetuar. Zija Çela është shkrimtar i poetikës së realizmit. Romani i tij ka një qëllim të dukshëm, atë të informuarit, sigurisht, lajmi i tij nuk ka natyrë dokumentare po përkundrazi krejt emotive, informon mbi kuptimin e gjendjes njerëzore. Shqiptarët në liri, shtresëzimet e tyre sociale e kulturore, orientimin dhe mungesën e tij në një shoqëri që ka ndryshuar pikat e veta të referimit; individin në nevojën e tij për dashuri, frikën e mospasjes së saj, dramacitetin dhe tragjizmin si pasojë; psikologjinë e një djaloshi të dashuruar, psikologjinë e një gruaje të dashuruar, dashurinë e sëmurë, dashurinë triumfuese, dashurinë perverse, dashurinë tragjike. Problemet etike, estetike dhe psikologjike si elemente të një përralle ku personazhi kryesor është diçka ndërmjet një klouni dhe shenjtori. Jari Kacinari si njeri, si burrë e jeton jetën me lehtësinë e aventurës dhe vështirësitë e të pamundurës, duke na ofruar një rrëfim me imazhe të cilat konturojnë kontradiktat e një shoqërie sa tradicionale aq të pambrojtur nga ndryshimi, mundësitë konkrete të një realiteti të pamëshirshëm e të mrekullueshëm njëkohësisht. Tek "SOS - Një buzëqeshje" gjithmonë Zija Çela e lë një portë të hapur për mrekullinë, e cila në format se si shfaqet dhe kur shfaqet në tekst, le të themi që krijon "zona mitologjike" në të cilat çdo jetë njerëzore, edhe ajo më fatkeqja, gjen herë madhështoren, herë të bukurën. Në të rrëfyerit e Zija Çelës në stilin e tij gjen gjithmonë ndonëse jo implicitisht, një lloj denoncimi të sëmundjeve dhe deformimeve të individëve e të ambientit duke hulumtuar të keqen pa u kujdesur shumë, që të ofrojë një model pozitiviteti. Ndërsa te romani në fjalë kemi një risi. Ai ka ndërtuar enkas një personazh, i cili ka ardhur në botë për të vaditur me buzëqeshje një tokë të tharë, natyrën njerëzore. Shkrimtari është tutor, xheloz i Jari Kacinarit. Personazhit i krijon gjendjen që të kuptojë e të gjykojë mbi mediokritetin dhe palumturin që e rrethon, duke mos e lënë atë në pritje, por në lëvizje të vazhdueshme dhe në përpjekje të përditshme për të kuptuar ç'do ai nga jeta dhe jeta nga ai. Një luks që personazhet e tjera nuk e kanë. Është atëror me këtë personazh, ndoshta jo rastësisht i ati i Jari Kacinarit është episodik. Nga ana tjetër, ia del të krijojë një ambient pluridiskorsiv me disa regjistra linguistikë, madje edhe pluristilistik. Orbitat ku vërtiten personazhe si Rudi Bodinaku, Nertila, Lica, Asafi, Bakusha, Vlosh Batarja flasin qartë se brenda një tërësie funksionuese ka ndërtuar edhe etnitete mjaft autonome. Shkrimtari duket se për asnjë moment nuk dyshon tek fuqia e tij e imagjinatës dhe te ndërtimi i skenave fantastike. Sepse ai riskon ndjeshëm ngrehinën romanore, duke e paraqitur që në fillim personazhin e tij si misionar, një lloj Mesie, i cili nuk merr mbi vete mëkatet e njerëzve, por shkurton ditët e jetës së tij për të bërë të lumtur njerëzit. Lexuesi nuk ka një natyrë për të zbuluar apo një mister, ai ka vetëm një shteg për të kaluar atë të unifikimit me zgjedhjet dhe psiken e Jarit. Lexuesi shndërrohet në ndjekës të fatit të personazhit, fat i cili varet më së shumti nga "shpirti i kohës". Sipërmarrja është e vështirë, por jo e pamundur, sepse kompozicioni i tekstit ngjan me skenën e një teatri ku çdo gjë shfaqet dhe largohet në kohën e vet dhe lexuesi me përpikmërinë e shikuesit qesh, vrenjtet, mendohet dhe psherëtin. Hapësira është e vogël, ajo e një qyteze të papërcaktuar, pra një hapësirë e mbyllur simbol i një kufizimi jo vetëm gjeografik, i cili nxit prirjet lirike (dhe në tekst ka disa zona krejt lirike). Në gjykimin tim, emrat me të cilët shkrimtari pagëzon personazhet e veta janë dëshmi e pranimit nga ana e tij të slengut linguistic, i cili në vetvete është një regres gjuhësor. Bashkëkohësia është edhe fakt kronologjik, emrat e përdorur janë gjithashtu një e dhënë, që në romanin shqiptar të vitit 2009 emrat monumentalë e humbasin terrenin ndaj emrave doracakë që rëndom përdor gjuha e shndërruar në gjest, së cilës shkrimtari është i detyruar t'i bëjë vend.
Kjo përshtypje nuk cenon tekstin, i cili veçse shquan gjithnjë e më tepër veçantësinë e këtij shkrimtari, i aftë të na sjellë libra jo të zakonshëm. Romani "SOS - Një buzëqeshje" mbi të gjitha shquhet për pathosin e mbijetesës së mirësisë. Romani provokon iluzionin e të vërtetës, pa na e dhënë atë. E siç thotë Barthes, meqenëse realja nuk është e përfaqësueshme, ekziston letërsia.