E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi në zgjedhje, PD kundër siglës së PS

 

Partia Demokratike kërkon që rivalët kryesorë në zgjedhjet e 28 qershorit, socialistët, të regjistrohen me siglën PSSH dhe jo PS. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së janë diskutuar kërkesat e 37 partive politike, për të konkurruar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Debati në KQZ ka qenë i lidhur në lidhje me siglën që do të përdoret nëse do t’i qëndrohet strikt vendimeve të Gjykatave për krijimin e subjekteve politike apo do të plotësohen kërkesat që kanë partitë. Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj, kërkoi që në fletët e votimit partia e tij të paraqitet me siglën PS dhe jo PSSH. Sipas “në zgjedhjet e fundit ajo është regjistruar me siglën PS, duke shtuar se, kjo lehtëson gjithashtu edhe procedurat për qytetarët, duke mos i ngatërruar në proceset e votimit”. “Vendosja e SH-së do të ngatërronte votuesit, kemi disa zgjedhje që ne i realizojnë me siglën PS”, deklaroi Gjonçaj. Kundër kësaj kërkese ka qenë përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili kërkoi që sigla e kundërshtarit politik të jetë sipas vendimit të Gjykatës. “Unë nuk e di se për këtë çështje duhet të zbatohet neni 66 i Kodit Zgjedhor, ku dy parti kanë sigël të njëjtë, prandaj KQZ-ja të vendosë mbi bazën e vendimi të Gjykatës”, tha Kosovrasti. Ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga ana e anëtares Dëshira Subashi, e cila theksoi se “edhe PD-ja në regjistrin e Gjykatës figuron me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë”. Kjo hasi në kundërshtimin e Kosovrastit, i cili theksoi se “Gjykata i ka dhënë vendim përdorimin e dy siglave PD dhe PDSH dhe është në dorë të subjektit të vendosë”. Pas shumë përplasjeve është votuar për siglën që PS-ja do të përdorë në këto votime. Me katër vota pro është votuar sigla PS dhe jo PSSH. Pro kësaj votoi kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i cili bashkoi votat me anëtarët e majtë, Dëshira Subashi, Artan Lazaj dhe Pandeli Varfi. Në ditën e sotme pritet të shqyrtohet edhe subjektet e tjera politike, ku përfshihet edhe grupi G-99. Në garë deri më tani janë regjistruar 34 subjekte politike për votimet e 28 qershorit.

Partitë e regjistruara

• P. Mbrojtjen e të Drejtave të Mohuara të Punëtorëve të Shqipërisë PMDSH
• P. Komuniste e Shqipërisë PKSH
• P. Aleanca Kombëtare PAK
• P. Konservatore P.Kons
• P. Demokracia e Re Evropiane PDRESH
• P. Reformave Demokratike Shqiptare PRDSH
• P. Forca Albania PFA
• P. Lidhja Demokristiane LDK
• P. Lidhja e Gjelbërt  PGJ
• P. Demokristiane e Shqipërisë PDK
• P. Drejtave të Mohuara-e re PDM e RE
• P. Ligj e Drejtësi PLiDr
• P. Aleanca Demokratike AD
• P. Ora e Shqipërisë POSH
• P. Aleanca për Evropën PAE
• P. Demokratike PD
• P. Bashkimi i të Drejtave të Njeriut PBDNJ
• P. Bashkimit Liberal Demokrat BLD
• P. Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë PDBMSH
• P. Agrare Ambientaliste PAA
• Partia e Ballit Kombëtar PBK
• P. Socialiste e Shqipërisë PS
• P. Lëvizja e Legalitetit  PLL
• P. Bashkimi Demokratik PBD
• P. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë E njeriut LDLNJ
• P. Socialiste e Vërtetë 91 PSV 91
• P. Mendimit të Djathtë Liberal MDL
• P. Socialkristiane PSKSH
• P. Toleranca e Re e Shqipërisë PTR
• P. Demokracia Sociale PDS
• P. Lëvizja Socialiste për Integrim LSI
• P. Mbrojtjen e Emigrantëve PMDE
• P. Republikane Shqiptare PR
• P. Socialdemokrate PSD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›