E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Policia, ndeshkim ligjor per mosdorezimin e gardisteve

Partia Socialiste ka deklaruar dje se do te ndeshkohen drejtuesit e policise ne lidhje me moszbatimin e urdher-ndalimit per 6 drejtuesit e Gardes se Republikes. Deputetja e PS-se, Ermonela Felaj tha per media se efektivat e uniformave blu do te perballen me ligjin. "U kujtojme po ashtu drejtuesve te Policise se Shtetit, se pergjegjesia per moszbatimin e kesaj kerkese te sistemit te drejtesise eshte dhe do te mbetet e tyre, dhe bejne mire te kujtojne pasojat e renda penale qe bart ky refuzim per te gjithe ata",-tha dje Felaj. Deputetja e PS-se ka theksuar se drejtuesit e policise nuk mund te zbatojne urdhra politike. "Drejtuesit e Policise se Shtetit duhet ta dine se zbatimi i urdhrave politike te Sali Berishes nuk ka per t'i shpetuar ata nga perballja me ndeshkimin e rende qe parashikon ligji per kete shkelje flagrante qe po konsumojne. Le te mos i genjeje mendja keta zoterinj, se do te mund te fshihen pas alibise se urdhrave te te ashtuquajturit kryeminister", u shpreh dje Felaj. Ajo u shpreh se kerkesa per zbatimin e urdhrit te prokurorise duhet te behet ne zbatim te ligjit dhe jo kerkesave politike. "Ne kerkojme qe Policia e Shtetit te dorezoje menjehere 6 gardistet tek organet e drejtesise, jo pse kete e kerkon opozita, jo pse kete e kerkojne familjet e te vrareve e te plagosurve, jo pse kete e kerkojne shqiptaret qe nuk mund t'i tolerojne kurre vellavrasesit mes tyre. Policia e Shtetit duhet t'i dorezoje te 6 gardistet pergjegjes per tragjedine e 21 janarit, sepse kete e kerkon ligji", u shpreh dje Felaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›