Me mesazh zanor, Edi Rama i fton qytetarët në protestën e 30 prillit
Kryesocialisti shpjegon arsyet pse qytetarët duhet të bëhen pjesëmarrës më 30 prill
Me afrimin e protestës së madhe të 30 prillit në bulevardin e Tiranës, Partia Socialiste duket se është angazhuar seriozisht në organizmin e saj. Kryetari i saj, Edi Rama, përveç thirrjeve publike në të gjithë vendin për t’iu bashkuar të gjithë protestës së madhe, ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër për të ftuar qytetarët në këtë protestë. Kryesocialisti Rama, nëpërmjet një mesazhi zanor në telefonat fiks, po i fton qytetarët çdo ditë, deri në afrimin e datës së madhe, për t’u bërë pjesëmarrës në këtë protestë shumë të rëndësishme dhe vendimtare për fatin e tyre dhe të vendit. Kreu i selisë, me zërin e tij përtej telefonave të qytetarëve, shpjegon arsyet pse duhet t’u bashkohen protestës së 30 prillit. Arsye që Rama i ka bërë publike në çdo dalje të tij dhe në çdo takim që ka zhvilluar me qytetarët gjatë protestës maratonë të opozitës. Kriza ekonomike, rritja e kostos së jetesës, vjedhja e votës së lirë janë arsyet që Rama shpalos dhe për të cilat, sipas tij, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë vendit duhet të bashkohen për t’i dhënë fund keqqeverisjes së kryeministrit aktual, Sali Berisha.
Protesta
Në protestën e 30 prillit nuk do të protestohet vetëm për hapjen e kutive, por edhe për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe të energjisë. Sipas selisë rozë, protestuesit e opozitës do ta gdhijnë në sheshin kryesor të Tiranës gjatë natës së 30 prillit, për të mos i lejuar mbështetësit e maxhorancës që të zhvillojnë mitingun e tyre të paralajmëruar në pjesët më të rëndësishme të bulevardit. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë natës ata do të hanë përjashta, në shesh, duke u gdhirë me një valë të re protestash më 1 Maj. Deputetët socialistë disa ditë më parë janë shpërndarë nëpër rrethe për t’i shpjeguar elektoratit të tyre motivet e protestës dhe u bëjnë thirrje të bashkohen më 30 prill në kryeqytet. Ata do të mbajnë kontakt me qendrën për ta informuar për numrin e protestuesve që do të vijnë në Tiranë.
Pjesëmarrësit
Në protestë do të ketë pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët do të vijnë nga rrethet e tjera me autobusë dhe automjete të ndryshme. Zonat e rretheve të ndryshme do të jenë të ndara, ku çdo drejtues do të përgjigjet për organizimin e qarkut të vet. Zhvillimi i mitingut do të bëhet sipas një organizimi të paracaktuar, ku në ballë të formacionit do të jenë drejtuesit e lartë, ndërsa në rreshtat e dytë e të tretë do të qëndrojnë deputetët dhe veteranët. Mësohet se gjatë kësaj proteste 24-orëshe, të pranishmit do të mbajnë në duar vezë dhe domate, por nuk do t’i përdorin për të goditur institucionet, pasi vetë kryesocialisti ka bërë thirrje për një protestë paqësore që mbështetet në forcën e arsyes. Gjithashtu, në mijëra tullumbacet që do të mbajnë në duar, do të jenë shkruar slogane të PS-së, si “Berisha ik!”, “Hapni kutitë!”, “Dua të shoh votën time”, si edhe me slogane për krizën ekonomike apo rritjen e çmimit të energjisë. Mësohet se protesta e opozitës është mbështetur financiarisht nga biznesmenë, të cilët kanë dalë vullnetarë.
27 Prill 2010