Vrasja në Kamëz, arrestohet pronari i lokalit ku u vra Hasan Rakipi

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për vrasjen es shtetasit Hasan Rakipi. Sipas informacioneve është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Avni Gaca 54 vjeç i cili është pronari i lokalit ku u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës Hasan Rakipi. Mësohet se gjatë një kontrolli në shtëpinë e Gacës policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu mësohet se hetimi rreth ngjarjes po bëhet një grup i posaçëm i prokurorisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:00 është vrarë me armë zjarri një 56-vjeçar i cili ishte ish-atlet i klubit Dinamo, Hasan Rakipi. Kjo ngjarje ka ndodhur në Kamëz , në vendin e quajtur zona e stërvitjeve të kombëtarës . Mësohet se viktima , ishte qëlluar me armë zjarri ndërkohë që kishte dalë nga një lokal dhe po futej në një makinë të tipit benz me targa të Tiranës.