PS: Hapja e kutive nxjerr Ilir Metën pa mandat

>>
Rama: PS të futet menjëherë në Kuvend
Tiranë, 23 Janar NOA Partia Socialiste
paralajmëroi sot zëvendëskryeministrin Ilir Meta se frika e tij e vetme që e
detyron të lusë opozitën të futet në Kuvend, është hapja e kutive që do të çonte
në humbjen e mandatit të kryetarit të LSI.
Akuzën e bëri sot Armela Imeraj, zëdhënëse e
Partisë Socialiste, në një reagim për deklaratën e mëhershme të Luan Ramës, i
cili në emër të LSI, kërkonte që opozita të rikthehej në Parlament.
Ilir Meta duket se qenka frikësuar shumë, nga
e vërteta që hapja e kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë. Por, të
vërtetës as nuk mund ti fshihesh dhe as nuk mund ti shpëtosh me kërcënime apo
diversion, - tha Imeraj.
Sipas saj, e vërteta ka dalë në shesh, Ilir
Meta i trembet hapjes së kutive pasi ai ka frikë se zbardhja e të vërtetës së
28 qershorit, do të nxjerr në pah faktin se mandati i Ilir Metës në Tiranë,
është mandat i vjedhur nga Partia Socialiste.
Kjo është e vërteta, ky është pazari i ulët i
Ilir Metës dhe Sali Berishës, - përforcoi Imeraj deklaratën e selisë rozë.
e.r/NOA
Lexoni si nisi replika: Rama:
PS të futet menjëherë në Kuvend