PS: ILDKP tëhetojë pasurinëe Albana Vokshit
TIRANE- Partia Socialiste i kërkoi sot Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të fillojë menjëherë hetimin administrativ për mosdeklarimin e pasurisë nga deputetja demokrate, Albana Vokshi.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi, tha sot se ish- këshilltarja e kryeministrit Berisha, aktualisht deputetja Albana Vokshi, nuk ka zbardhur në deklarimin e saj të pasurisë përfitimet e bashkëshortit të saj "nga fusha nafte me vlerë 4 miliard dollarë". Sipas Shalsit Vokshi në deklaratën e pasurisë që ka plotësuar, nuk ka përfshirë bashkëshortin Arian Tartarin, me pretendimin se ligji nuk e parashikonte një marrëdhënie të tillë.
"Ligji shqiptar e parashikon fare qartë, detyrimin e zyrtarëve dhe deputetëve për të deklaruar pasurinë apo interesat e biznesit të personit më të cilin bashkëjetojnë. Kemi të bëjmë me një shmangie, me një mosplotësim të deklaratës vetëm e vetëm për të fshehur aferën korruptive që fshihet pas bizneseve të këtyre njerëzve në sherbim të familjes në pushtet."- nënvizoi Shalsi.
Partia Socialiste ka artikuluar javët e fundit një sërë akuzash ndaj deputetes të PD-së, Albana Vokshi, duke e akuzuar atë se në mënyrë korruptive dhe në konflikt të pastër interesi, ka favorizuar kompaninë e biznesit të shtetasit Arjan Tartari, me të cilin bashkëjeton.
(atsh/balkanWeb)