Vlorë, Protestapër ujin, banorëtbllokojnë rrugët
VLORE- Për më shumë se një orë aksi rrugor që lidh Vlorën me fshatrat e lumit të Vlorës u bllokua nga banorët e fshatit Babicë të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në cezmat e tyre prej më shumë se 6 muajsh
Me thirrjet “Duam Ujë” dhe bidona në duar banorët nuk kanë lejuar të kalojë asnjë makinë në këtë aks për 60 minuta duke krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve.
Qarkullimi i automjeteve i është rikthyer normalitetit vetëm pas disa orësh, ndërsa banorët kanë kërcënuar se do të bllokojnë sërish rrugën në ditët në vazhdim derisa uji të rrjedhë në cezmat e tyre.
(s.g/NEWS24 BalkanWeb)