PS INSTAT ne dore te Kryeministrit shkel direktiven e BE-se
Partia Socialiste e cileson vendimin e mazhorances per kalimin e INSTAT ne varesi te Kryeministrit Berisha si nje shkelje e direktives se Bashkimit Europian. Sekretari i grupit parlamentar te PS-se Taulant Balla ne nje interviste dhene per Top Channel shprehet se me vendimin e fundit shkelet rende nje nga direktivat e Bashkimit Europian per pavaresine profesionale e per te cilat Shqiperia ne progres-raportet e disa viteve me radhe eshte kritikuar vazhdimisht. Ne progres-raportin e vitit 2011 te KE thuhet qarte qe dispozitat e ligjit per statistikat ne lidhje me rolin e INSTAT si koordinator kombetar i sistemit statistikor jane te pamjaftueshme. Ligji gjithashtu nuk arrin te siguroje nje perfaqesim te gjere te gjithe perdoruesve te statistikave zyrtare. Kuadri ligjor qe rregullon rekrutimin dhe shkarkimin e drejtorit te pergjithshem te saj nuk garanton pavaresine profesionale te INSTAT-it e cila nuk eshte adresuar sa duhet ne ligj dhe nevojiten perpjekje per te siguruar burime njerezore dhe financiare te mjaftueshme. Ajo qe ndodhi edhe ne kete nderhyrje jo vetem qe nuk ndryshoi asgje por varesia profesionale institucionale u perkeqesua tha deputeti i PS Taulant Balla. Opozita u referohet parimeve dhe praktikave ligjore te vete Bashkimit Europian. Po sjell ne vemendje rregulloren e miratuar nga PE dhe KE me numer 223 2009 e cila ne nenin e pare sanksionon qe te gjitha vendet anetare te BE lidhur me autoritetet qe mbulojne statistikat zyrtare duhet te garantojne pavaresine profesionale dhe institucionale. Jane 17 vende te BE qe kete e kane ne parlamentet perkatese theksoi deputeti socialist Taulant Balla. Zyrtari socialist duke iu referuar Greqise thote se ky vend eshte ne krize jo vetem per shkak te borxheve por edhe se fshehu statistikat. Ndaj sipas tij Greqia sot ka nisur hetimet per institucionin qe mat te dhenat ne vendin fqinj. Kater dite me pare mazhoranca i shperfilli opsionet e opozites qe INSTAT-i te mos jete ne varesi te Kryeministrit por te Kuvendit duke krijuar nje institucion te pavarur. Kalimi i ketij institucioni ne varesi te Legjislativit mund te shihej dhe si nje plotesim i kushteve te BE-se nga ana e Shqiperise e cila prej kohesh eshte vene nen lupe nga Komisioni Europian per menyren e plotesimit te 12 kritereve. Progres-raporti per Shqiperine thekson nder te tjera se Pavaresia profesionale e INSTAT-it nuk eshte adresuar sa duhet ne ligj. Per kete fakt opozita thekson se ceshtja e varesise se INSTAT nuk eshte e nje politike te brendshme por nje pjese e detyrimeve qe ka vendi yne perballe BE-se per institucione te pavarura dhe te besueshme.