E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Topi nuk firmosi ligjin e lustracionit

Kryeministri Berisha

TIRANË- Në Ditën e Kujtesës, duke bërë apel gjithë shoqërisë për mos harrim të krimeve të diktatorit më gjakësor pas Hitlerit, Berisha ka lëshuar akuza në adresë të kreut të shtetit, presidentit Bamir Topi.

Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar për të përkujtuar 22 intelektualët e pushkatuar në regjimin komunist, Berisha deklaroi se ishte përfaqësuesi i zgjedhur nga e djathta, pikërisht Presidenti i vendit, që refuzoi të firmoste ligjin për lustracionin në këtë vend.

Rreth 5 vjet më parë dërguam në presidencë një përfaqësues duke besuar se i takon të djathtës, por ai refuzon të firmosë ligjin për lustracionin, për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe 5 mijë të tjerë. Topi tha, nuk e ktheva se do me gjuanin me gure- tha Berisha.

Sipas tij, ky vend përdori ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit, të gjitha vendet e diktaturave ish komuniste nuk bëjnë as gjysmën e krimeve të kryera nga diktatura hoxhiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›