E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Imeraj: Qetësohu Berisha, boll me shpifje

Tiranë, 10 janar NOA - Në një reagim për mediat zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj është shprehur sot se Berisha duhet të qetësohet, dhe të mos lëshojë shpifje në adresë të opozitës.

Qetësohu zoti Berisha. Qeveria e votave të vjedhura të 28 qershorit sot ka përgjegjësinë e përmbytjes që nuk erdhi nga zoti po nga dora e njeriut. Qetësohu doktor Berisha. E vërteta është e hidhur, po është i vetmi ilaç që sëmundja e pushtetit të korrupsionit të mos mbysë gjithçka pasi mbyti Veriun. Qetësohu shoku Sali. Asnjë mjet komunist presioni e shpifjeje nuk e shpëton dot varkën e pushtetit tënd që e ka vënë përfund pesha e zullumit tha Imeraj. k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›