E Diel, 1 Nëntor 2026

PS si Policia e Shtetit, harton komunikatë policore për shtyp

Tiranë, 11 Janar NOA - Partia Socialiste ka
publikuar përmes deputetit të saj Taulant Balla një komunikatë të ngjashme me
ato që Policia e Shtetit shpërndan për mediat. Deklarojmë me përgjegjësi të
plotë, - tha Balla, - se kjo përmbytje është një vepër penale e pastër abuzimi
me detyrën si pasojë e së cilës janë rrezikuar jetët e disa mijëra banorëve të
zonës së Shkodrës dhe janë dëmtuar me paramendim pronat e disa mijëra familjesh
në këtë zonë.

Duke imituar më së miri komunikatat për
ngjarjet kriminale që ndodhin në vend, PS deklaron:

Nga të gjitha informacionet që ne kemi
mbledhur dhe po administrojmë nga verifikimet në terren si dhe konsultimet me
ekspertët hidroteknikë na rezulton se kjo përmbytje është një vepër penale e
pastër abuzimi me detyrën si pasojë e së cilës janë rrezikuar jetët e disa
mijëra banorëve të zonës së Shkodrës dhe janë dëmtuar me paramendim pronat e
disa mijëra familjesh në këtë zonë.

Në këtë vepër penale, identifikojmë si persona
përgjegjës:

1.    Sali Ram Berisha, lindur
në Viçidol dhe banues në Tiranë, i datëlindjes 15/10/1944, me detyrë
Kryeministër i votave të vjedhura.

2.  Dritan Prifti, lindur në Kuçovë
dhe banues në Tiranë, i datëlindjes 27/08/1968, me detyrë Ministër i Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës i qeverisë së votave të vjedhura.

Të dy këta persona në bashkëpunim me
njëri-tjetrin dhe me persona të tretë kanë vënë në rrezik, me dashje dhe
paramendim, sigurinë e kaskadës hidroenergjetike mbi lumin Drin, duke urdhëruar
shkeljen në disa nene të Rregullores së Shkarkimit të Plotave në Hidrocentralet
e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, - thuhet në komunikatën që lexoi Balla.

Deputeti socialist tha se forca politike ku
aderon, në vijim të ndjekjes së situatës në zonat e përmbytura, të
solidaritetit dhe të angazhimit për tiu gjendur pranë banorëve me ndihma dhe
asistencë të nevojshme, rishpreh qëndrimin se kjo përmbytje e jashtëzakonshme
nuk do të teret dot pa marrë përgjegjësitë e plota kryeautori dhe autorët e
saj.

PS ka ripërsëritur ndaj institucionit të
Prokurorisë së Përgjithshme kërkesën për fillimin e hetimeve për shkaqet që çuan
në këtë katastrofë me autorësi shtetërore.

Deklarojmë me përgjegjësi të plotë, - tha
Balla, - se kjo përmbytje është një vepër penale e pastër abuzimi me detyrën si
pasojë e së cilës janë rrezikuar jetët e disa mijëra banorëve të zonës së
Shkodrës dhe janë dëmtuar me paramendim pronat e disa mijëra familjesh në këtë
zonë.

Balla tha se liqenet e tre hidrocentraleve mbi
lumin Drin u frynë në mënyrë të qëllimshme, për të mos prodhuar energji, por për
ti zbrazur mbi Shkodër, ndërkohë që energjinë në muajt e shkuar dhe në vijim
Shqipëria duhet të vazhdojë ta importojë nga Serbia.

r.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›