Majko si Berisha, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Shkodër, 10 Janar NOA Foto update Deputeti socialist Pandeli
Majko kërkoi sot që në zonat e veriut të prekura nga përmbytjet, qeveria të
shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, informon korrespondenti i agjencisë NOA,
duke iu referuar një konference për shtyp që ish-kryeministri mbajti në Zyrën e
Shtabit të Emergjencës së PS që është ngritur për tu ardhur në ndihmë banorëve
të qarkut Shkodër.
Deputeti i PS i kërkoi Presidentit të
Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të patur një
organizim real në terren.
Presidenti, cilësoi Majko, duhet të mbajë
peshën e institucionit që drejton: Nisur nga qëndrimet e ndryshme, përfshi
edhe Presidentin e Republikës, të cilët duan ti japin një pamje rozë kësaj që
po ndodh në shumë aspekte.
Dëshiroj të them, - vijoi Majko, - se
aktualisht situata në Qarkun e Shkodrës nuk ka nevojë për deklarime
komisarësh, por për një reagim në nivelin e situatës në të cilën ndodhet
pjesa më e madhe e një Qarku të rëndësishëm siç është Shkodra.
Në këtë pikë ai vlerësoi se duhet të merret në
konsideratë aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme, duke qenë kështu në një
linjë me opsionin e hedhur pak ditë më parë nga kryeministri.
Majko theksoi se duhet kryer mbledhja urgjente
e Këshillit të Sigurimit: Mendoj se kriza tanimë ka shtresëzuar dhe menaxhimi
i saj duhet të fillojë jo vetëm me hapin e parë, atë të emergjencës.
Majko kërkoi që strukturat e menaxhimit të
krizës të identifikojnë gjithçka dhe të ngrihet një strukturë e qartë ligjore
që jo vetëm të merret me identifikim, apo përcjellje të njerëzve me ndihma të
ushtrisë, por në mënyrë të veçantë që të mos kemi një tendencë në vazhdim të
nervozizmit të njerëzve, të cilët sipas komunikimeve tona nuk është se po vjen
në ulje.
e.r/NOA
Lexoni: Berisha
paralajmëroi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme por nuk e ktheu në vendim