E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Të dilet sa më shpejt nga situata, të minimizohen dëmet

Tiranë, 11 janar, NOA Update Të dilet sa më
shpejt nga situata e vështirë e krijuar për shkak të përmbytjeve në veri të
vendit dhe të minimizohen dëmet në maksimum. Kjo është këshilla e dhënë nga
presidenti Topi sot lidhur me menaxhimin e situatës alarmante të krijuar nga përmbytjet.
Sipas tij, paraqet mjaft rëndësi rritja e frymës së solidaritetit. Duhet solidaritet
përmes një organizimi më kompleks, që të dilet sa më shpejt nga situata e vështirë,
mësohet të jetë shprehur ai në lidhje me situatën.

Këto deklarata janë bërë dhe para ministrit të
Energjetikës, Dritan Prifti, me të cilin ai zhvilloi sot një takim për të
analizuar situatën e rëndëar në veri të vendit.

Po me qëllimin e diskutimit të përmbytjeve,
presidenti Topi zhvilloi dje një takim edhe me ekspertin e njohur të
hidrocentraleve dhe digave, prof. Farudin Hoxhën, i cili kryen funksionin e
Kryetarit të Komitetit të Digave të Mëdha.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›