Rama në Shkodër: Qeveria të zgjidhë situatën në veri, dhe të mos merret me opozitën

Shkodër, 10 janar NOA - Kryetari i Partisë
Socialiste, Edi Rama i ka bërë thirrje sot nga Shkodra, qeverisë që të zgjidhë
situatën e krijuar nga përmbytjet në veri, në vend që që të merret me opozitën.
I shoqëruar nga deputeti socialist, Pandeli Majko, kreu i opozitës inspektoi sot
zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës dhe më pas doli në një konferencë për
shtyp nga qyteti i Shkodrës.
Në çdo vend të emancipuar në rastet e
fatkeqësive duhen ngritur struktura me bazë partiake, komunitare, sociale e
individuale, që nuk quhen struktura paralele, por struktura solidariteti si një
shprehje e një vetëdije qytetare evropiane në shekullin e 21, që për fat të keq
nuk është vetëdija e atyre që sot kanë përgjegjësinë për shkaktimin e kësaj
katastrofe dhe sot kanë paturpësinë që të bëjnë politike me katastrofën duke u
marrë me opozitën ndërkohë që duhet të merren me njerëzit tha Rama.
Ndërkohë që në fjalën e tij, deputeti Pandeli
Majko tha se opozita i ka mëshuar faktit se çfarë
ndodhi e çfarë po ndodh aktualisht.
Nisur nga qëndrimet e institucioneve të ndryshme përfshi dhe Presidentin e
Republikës, të cilët duan ti japin një pamje rozë situatës që po ndodh, me
shumë respekt për institucionin e Presidentit të Republikës, dëshiroj të them
se aktualisht situata në qarkun e Shkodrës nuk ka nevojë për deklarime
komisarësh, por ka nevojë për një reagim në nivelin e situatës deklaroi
deputeti socialist Majko.
k.k/NOA