E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ja pse jemi kundër centralit bërthamor

Partia Socialiste renditi dje pesë arsyet përse nuk mund të ndërtohet një central bërthamor në Shqipëri. Sekretari për Mjedisin në PS, Besnik Baraj, renditi si arsye të parë faktin që Shqipëria shtrihet në atë brez të globit që ka sizmikë të lartë. Baraj tha se Shqipëria nuk ofron lëndë të parë për të qenë atraktiv, pra mineral uraniumi. "Sot, në Shqipëri s‘ka burime njerëzore profesionale të kualifikuara për të menaxhuar impiante të tilla. Instituti i Fizikës Bërthamore, falë edhe politikave të Berishës, është drejt zhdukjes dhe degradimit të plotë pas rikompozimit që i bëri Akademisë së Shkencave", deklaroi sekretari për Mjedisin në selinë rozë. Ndër të tjera, Baraj përmendi çështjen e burimeve ekonomike për ndërtimin e centralit, duke theksuar se "Shqipëria nuk ofron burime financiare.

Shqipëria nuk ka konsensus politik dhe atë të publikut, jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë dhe së fundi nuk ka konsensus rajonal". PS e kundërshtoi idenë e ndërtimit të një centrali bërthamor e së fundmi flitet që ai do të ndërtohet në qytetin e Shkodrës. Në një reagim të disa ditëve më parë, Rama deklaroi se PS nuk e mbështet këtë ide dhe këshilloi shkodranët që të mos gënjehen nëse Berisha u thotë që do të shprehen përmes një referendumi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›