Shpenzimet e fushatës, besueshmëri e ulët
Në raportin paraprak të ODIHR-it për nevojat e procesit zgjedhor në Shqipëri thuhej se "një tjetër element i kritikueshëm ka të bëjë me financimin publik vetëm të partive parlamentare dhe jo atyre jo parlamentare". Raportuesit e ODIHR theksojnë një nivel të ulët të besueshmërisë për sa i përket efikasitetit të sistemit elektoral bazuar në mungesën e deklarimeve paraelektorale të aseteve, sikurse te përdorimi i sasive të mëdha cash për të mbuluar shpenzimet e fushatës.