Leskaj: Programi yne per zhvillimin e fshatit
Kandidatja per deputete e Partise Socialiste ne Qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, prezantoi nje pjese te programit qeverises me banoret e fshatit Paper. Gjate takimit me mbeshtetesit, Leskaj u ndal tek problemet e fermereve, te cilet nuk kane mundesi te shesin prodhimet e tyre, ne mungese te nje tregu. "Banoret e kesaj zone te harruar nga kjo qeveri ne ikje, pas 28 qershorit, do t'i kushtohet nje vemendje me e madhe fshatit nga ana e shtetit", premtoi zyrtarja e larte socialiste. Nje tjeter premtim i bere prej saj ishte dhe parashikimi ne programin e ri te Partise Socialiste, per krijimin e kartes sociale. "Kemi nje program qe fillon me karten sociale qe eshte nje revolucion do te thosha, eshte nje element shume i rendesishem qe cdo shtetas i ketij vendi te kete nje karte sociale qe pavaresisht nga gjendja ekonomike ose sociale te kete disa perfitime baze te nevojshme per nje jete normale", theksoi Valentina Leskaj. Sipas saj, socialistet padyshim qe do te katerfishojme ndihmen ekonomike sepse ndihma ekonomike sot eshte nje lemoshe, e cila nuk te jep as gjysmen e minimumit jetik. Ajo premtoi gjithashtu zgjidhjen e problemit te tregut. Kryesuesja e listes se kandidateve te PS per Qarkun e Elbasanit theksoi se partia e saj kujdeset per njerezit dhe ata kujdesen per familjen dhe kjo eshte nje diference e madhe. "Ne do ta fillojme ketu ne komunen e Paperit, do ta fillojme dhe me rruget e brendshme, sepse qe te zhvillohet bujqesia, qe te zhvillohet biznesi agrar ka nevoje per infrastrukture, nuk mjafton vetem ta mbjellesh token dhe kete ju e dini me mire se ne, por juve ju duhet infrastruktura e brendshme", deklaroi Valentina Leskaj.