PS, Klosi: Cdo mjet demokratik për largimin e Berishës
TIRANE- Partia Socialiste ka ftuar sot të gjithë qytetarët të marrin pjesë në valën e re të protestave që po përgatiten të nisin. Deputeti Blendi Klosi tha se Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet demokratik për të larguar Sali Berishën nga pushteti.
“Partia Socialiste do të përdorë cdo mjet në arsenalin e tij demokratik për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara se kostoja e sundimit të tij ilegjitim të bëhet e papërballueshme për të gjithë shqiptarët. Prandaj , sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që ti japim të gjithë sëbashku kësaj qeverisje të paaftë e të korruptuar një përgjigje e një mesazh të fortë, që shqiptarët nuk kanë ndërmben ta mbajnë mbi shpinë Sali Berishën përjetësisht.” u shpreh Klosi.
Selia rozë ka bërë përgjegjës kryeministrin Berisha për situatën e rëndë ekonomike që po përjetojnë shqiptarët.
“Kriza që nuk e prek Saliun, oborrin e tij dhe as familjen në pushtet, po i sfilit deri në palcë të gjithë shqiptarët” theksoi deputeti Klosi ndërsa paralajmëroi se gjatë muajit prill, protestat do të jenë të gjithanshme, në çdo cep të vendit.
(e.n/BalkanWeb)