Raporteri i PE dënon aktet anti-shqiptare në Greqi
TIRANE-Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Nikolaos Chountis që ndodhej sot për vizitë zyrtare në Shqipëri i dënoi thirrjet antishqiptare të bëra para disa ditësh në Greqi në kuadër të një ceremonie kombëtare të këtij shteti.
Në një takim që pati me Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, sic bën të ditur zyra për shtyp e Kuvenit, raporteri i PE për Shqipërinë, Chountis, njëkohësisht eurodeputet i Greqisë, tha se, “Ne dënojmë aktet që pamë gjatë paradës ushtarake në Greqi. Ne duhet t’i evitojmë këto akte, pasi nuk ndihmojnë në miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Grupi ynë në parlament ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura.”
Përgjithësisht Chountis dhe Topalli u ndalën në ambicjen europiane të vendeve të Ballkanit, ku raporteri tha se beson në proceset integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kurse lidhur me shqiptarët, Chountis theksoi se “Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Europian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët”,.
Ndërkaq Kryetarja e Kuvendit theksoi se mbështetja gjithnjë e më e fortë që vjen nga komisionerët e BE-së dhe eurodeputetët për heqjen e vizave është për Shqipërinë shumë inkurajuese.
(d.b/BalkanWeb)