Raporteri i PE- Bashës: Vizat, asnjë pengesë për shqiptarët
TIRANE- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka pritur sot në një takim raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Nikolas Chountis. ”Kemi qenë dhe mbetemi mbështetës së lëvizjes së lirë të qytetarëve në Europë dhe përkrahim fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.” ka dekalruar në takim Chountis. Sipas tij kriteret teknike për vizat janë përmbushur, kështu që nuk egziston më asnjë pengesë për liberalizimin e vizave.
Kreu i dikasterit të rendit, ka informuar reporterin e PE-së, mbi fushën e sigurisë së kufijve, lëshimin e dokumenteve të sigurta të identitetit, rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë me strukturat homologe të vendeve europiane, e posaçërisht me ato të vendeve fqinje.
Në këtë kuadër, Basha njohu Chuntis edhe mbi marrëveshjet dhe protokollet e bashkëpunimit që Shqipëria ka nënshkruar me këto vende, e po ashtu mbi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë që asistojnë dhe bashkëpunojnë me policinë shqiptare.
Reporteri për Shqipërinë Chuntis vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe siguroi për mbështetjen e tij në këtë proces.
(m.a/BalkanWeb)