Dhunohet një shqiptar në burgun grek, në rrezik për jetën
ATHINë- Një shqiptar i dënuar në burgjet greke është dhunuar në qeli dhe tashmë është në gjendje shumë të rëndë. Lajmi publikohet nga e përditshmja greke “Kathimerini”. Incidenti i rëndë ka ndodhur në një burg të Korfuzit, ku shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur po kryente një dënim të gjatë.
Ai është gjendur mes një sherri të dhunshëm në burg me të burgosurit e tjerë. Si rrjedhojë shqiptari ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në trup. Ai tashmë është shtruar në një spital të Janinës dhe është në gjendje të rëndë. Shqiptari është shtruar në një njësi intensive kurimi dhe nuk ka asnjë koment për gjendjen e tij. Nuk dihet as shkaku i përleshjeve në burgun e Korfuzit. Ky incident pritet të zbardhet nga policia greke.
(m.a/News24/BalkanWeb)