E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pohon: Po kreva një operacion në gju

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha pohon se kryer një operacion në këmbën e djathtë të premten e javës që sapo kaloi. Një ditë pas kyreartikullit të të përditshmes së Gazeta Shqiptare se kryeministri ka qëne në spital për një operacion, sot kreu i qeverisë pohon se i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale. “është e vërtetë që bëra një operacion. Të premten në orën 20:15 minuta pata një ndërhyrje të vogël të planifikuar kirurgjikale. Ndërhyrja qe në këmbën e djathte, e vogël, por që duhet ta bëja pasi problemi që kisha më vështirësonte në ecjet e mia të zakonshme”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Kreu i ekzekutivit deklaroi më pas se pas ndërhyrjes rreth 1 orë e gjysëm nuk ka qëndruar me tëper të spital por ka shkuar në shtëpinë e tij. Berisha tha se ndjehet mjaft mirë me shëndet. “Operacionet janë për njerezit dhe unë nga të shtunën, dje dhe sot i kam kryer shumë mirë detyrimet e mia”.

Gazeta Shqiptare të dielën shkruane në një kryeartikull se kryeministri shqiptar i ishtë nënshtruar te premten një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas kësaj të përditshmeje, lajmi ishtë mbajtur shumë i rezervuar nga autoritetet e spitalit amerikan të Tiranës, në të cilin vetë kryeministri ka preferuar që të kryejë operacionin në gju.

Kjo nuk eshte nderhyrja e pare kirurgjikale e Berishes. Kryeministri në fakt ka pasur pak kohë më parë një tjetër ndërhyrje. Por këtë radhë bëhej fjalë për hundën. Operacioni, i cili sipas burimeve është kryer në janar, është bërë në një nga spitalet e Vjenës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›