Gjini: Te ndalen aksidentet, po humbin jete
Deputeti demokristian, Frrok Gjini, u ankua dje ne Kuvend per aksidentet e shumta qe po ndodhin ne vend. "Une i bej thirrje prokurorise, inspektoratit te punes, Ministrise se Brendshme dhe sidomos Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit dhe Telekomunikacionit te zbatojne ligjin dhe te mbrojne jeten e pafajshme te qytetareve", tha Gjini. Sipas tij, thenia e opozites se bilanci i vdekjeve ne aksidente eshte me i madh se ne kohe lufte, eshte e sakte. "Ka ardhur koha qe dikush te mbaje pergjegjesi, qe nje, dy apo 100 zyrtare, te cilet abuzojne me detyren, me besimin dhe injorojne shkeljet e ligjit me pasoje vdekje njerezish, te dalin perpara drejtesise", vijoi Gjini. Ai shprehu dhe shqetesimin per masat mbrojtese qe duhet te merren gjate sesionit veror per te mbrojtur jeten e qytetareve.