E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Plagosja e këshilltarit në Vlorë, provë e krizës së rëndë politike

Në
luftë me vdekjen këshilltari i PS, pas atentatit me C4

Tiranë, 7 Shkurt NOA Partia Socialiste
reagoi sot lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë ku si pasojë e
një atentati me eksploziv plastik, mbeti i plagosur rëndë, 38-vjeçari Morand
Hoxha, këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës.

Në një deklaratë publike, deputetja e PS,
Luiza Xhuvani tha se plagosja e këshilltarit nga një atentat që synonte ti
merrte jetën, është provë e krizës së rëndë politike.

Ngjarja e mbrëmshme është një tjetër provë e
krizës së rëndë politike që po kalon Shqipëria. Është një tregues i shkallës së
lartë të konfliktualitetit politik, që shpeshherë, fatkeqësisht,
përshkallëzohet edhe në akte të tilla dhune fizike, që rrezikojnë të marrin
jetë njerëzish, - tha Xhuvani.

Si deputete e qarkut të Vlorës, por mbi të
gjitha si nënë, - deklaroi Xhuvani, - i bëj thirrje Sali Berishës, të heqë dorë
nga politika e përplasjes, nga politika e konfliktit.

Berisha të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes,
nga fjalori që nxit kundërvënie dhe që për pasojë, rezulton edhe në ngjarje të
tilla, si ajo e mbrëmshmja, kur Morand Hoxha, fatmirësisht shpëtoi gjallë, por
që në qytetin e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë la një shije të hidhur dhe
përforcoi edhe më shumë ndjenjën e frikës dhe pasigurisë, - deklaroi Xhuvani
duke akuzuar kështu direkt kryeministrin se atentati ndaj Hoxhës ishte pasojë e
deklaratave të tij publike.

Është e pafalshme për këtë qeveri, që ngjarje
si ajo e mbrëmshmja, kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta, duke
pushtuar gjithmonë e më shumë ekranet e familjeve shqiptare, - tha Xhuvani.

Por ajo çka është edhe më e rëndë, - theksoi
deputetja e Vlorës, - është fakti se këto ngjarje, shpeshherë fatale, që prekin
qytetarë të thjeshtë por edhe përfaqësues të opozitës, mbeten të pazbardhura
dhe autorët e këtyre krimeve mbeten të padënuar, të lirë për të vazhduar
aktivitetin e tyre kriminal.

e.r/NOA

Lexoni mbi ngjarjen: Në
luftë me vdekjen këshilltari i PS, pas atentatit me C4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›