Kapet duke u larguar pas aksidentit
ELBASAN - Nje 37-vjecar eshte arrestuar ne flagrance nga policia, pasi teksa udhetonte me mjetin e tij tip "Ford" kamioncine me ngjyre te verdhe e me targa EL 8732 B ka perplasur nje motociklete ku udhetonin dy bashkeshorte. Sejdin Zekthi 37 vjec eshte vene ne pranga, teksa perpiqej t'i largohej vendit ku u regjistrua aksidenti ne fshatin Shales te rrethit te Elbasanit. Efektivat e policise jane vene ne ndjekje te mjetit me targa EL 8732 B, i cili kishte perplasur motocikleten tip "Jeda" ku udhetonin dy bashkeshortet 37 dhe 28 vjec, me banim ne fshatin Cepe te rrethit te Elbasanit. Cifti i demtuar u transportua per ne spitalin kirurgjik dhe pas mjekimeve te marra ndodhet jashte rrezikut per jeten. Po dje ne Librazhd, eshte aksidentuar nje 75-vjecar karrocier, pasi eshte perplasur nga nje automjet me targa greke.
F. S.
F. S.