E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet dhe rrihet, ne spital i riu

ELBASAN- Perfundon ne spital i sulmuar nga persona te paidentifikuar nje 22-vjecar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ne vendin e quajtur "Shkallet", ne lagjen "Vullnetari" te qytetit te Elbasanit. M. G 22 vjec, ka mbetur i plagosur pas nje grindjeje te castit, me disa te rinj qe ndodheshin aty ne ate moment. Ai eshte goditur disa here me mjete te cfaredoshme qe ata kane gjetur perreth. Mesohet se policia eshte njoftuar nga nje tjeter kalimtar, ndersa i demtuari eshte derguar ne spitalin kirurgjik. Ai ka deklaruar se, nuk i njihte sulmuesit dhe se rastesisht ndodhej aty. Gjithsesi ne polici jane shoqeruar disa te rinj dhe jane marre ne pyetje per te bere te mundur identifikimin e autoreve. Ky vend ne lagjen "Vullnetari" eshte kthyer shpesh ne arene ngjarjesh. Vetem 2 jave me pare, nje i ri u sulmua me thike dhe perfundoi ne spital i plagosur rende.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›