Londer, nis hetimi per Selami Cokajn
Media angleze ka vazhduar te hetoje mbi rastin e Selami Cokajt te kerkuar nga Shqiperia. Gjate mbremjes se djeshme, ministri i Emigracionit, Phil Woolas duke folur per programin televiziv anglez "Tonight programm" eshte shprehur se, nuk ishte ne dijeni te ceshtjes Cokaj ,apo ndonje tjeter te ngjashme dhe se do te nisnin hetimet mbi kete ceshtje. Sipas medias angleze Selami Cokaj, i cili prej 11 vitesh jeton ne Angli nen identitetin e rreme Valtron Gashi, dyshohet se banon ne Notts te Anglise.