E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Presidenti" jordanez nen hetim

Artan Cena

TIRANE - Kishte falsifikuar dekretin presidencial te vitit 1997, duke i dhene vetes atributet e Presidentit te Shqiperise, vihet nen hetim jordanezi. Burime nga Policia e Tiranes, thane se kane derguar per hetim ne prokurori Husam Ibrahim Tayeh, 44 vjec, pasi ka aplikuar me nje dekret te falsifikuar, me qellim marrjen e nje pasaporte. Lajmi eshte bere i ditur dje, nga burime zyrtare te uniformave blu. Sipas tyre, Ibrahim Tayeh, ka falsifikuar dekretin e 15 majit te vitit 1997, kur ne detyren e Presidentit te vendit ishte kryeministri i sotem Sali Berisha. 44-vjecari qe prej shume vitesh jeton ne Shqiperi, ishte i pajisur me pasaporte. Por aplikimi i bere pak dite me pare nga ai ne polici, ka bere qe te zbulohet mashtrimi dhe jane bllokuar dokumentet e dorezuara.

Bllokimi

Dy dite me pare, seksioni i Krimit Ekonomik ka derguar materialet ne institucionin e akuzes, per vepren penale te "falsifikimit te vulave, stampave ose formulareve", ne ngarkim te Husam Ibrahim Tayeh, 44 vjec, banues ne Tirane. Tayeh me shtetesi dhe kombesi jordaneze, kishte vite qe jetonte ne Shqiperi. Sipas policise, ai ka dorezuar ne polici nje dekret te falsifikuar, me qellim qe te pajisej me pasaporte shqiptare. Duke u bazuar ne ligjet shqiptare, Tayeh Husam ka paraqitur gjithe dokumentacionet e nevojshme ne Policine e Tiranes, per t'u pajisur me nje pasaporte. Kur dokumentet kane kaluar ne sektorin e pasaportave, jane verifikuar. Gjate verifikimeve te dokumentacionit, policia ka dyshuar se, ai nuk kishte fituar nenshtetesine ne Shqiperi. Pas kesaj, ai eshte marre nen hetim nga antikrimi ekonomik.

Aplikimi

Jordanezi kishte paraqitur nje dekret te nxjerre qe ne vitin 1997. Ne kete dokument thuhej se, jordanezi kishte perfituar nenshtetesi shqiptare. Por nga krahasimet e bera me dokumentet e Ministrise se Brendshme dhe nga dekreti origjinal, ka rezultuar se 44-vjecari nuk kishte fituar asnjehere dicka te tille. Ne keto kushte, policia ka sekuestruar fotokopje te tre dokumenteve te paraqitura. Burimet policore thane se, kane sekuestruar nje fotokopje te dokumentacionit te paraqitur, fotokopje te pasaportes jordaneze, me emer Husam Ibrahim Ali Tayeh dhe fotokopje te pasaportes shqiptare, me emer Tayeh Husam.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›