E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pas 17 vjetesh, Berisha shembelltyra e deshtimit, ndahemi me te ne qershor"

Pas 17 vjetesh, Berisha eshte shembelltyra e deshtimit te politikes se vjeter dhe udheheqesi i koalicionit te "Gerdecit". Ky eshte reagimi i mbremjes se djeshme nga ana e Partia Socialiste, mbi akuzat e hedhura mbi kryetarin e kesaj partie nga kryeministri Berisha. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesja e kryesise se selise roze, Mimi Kodheli, deklaroi se ne 22 Mars te vitit 1992, shqiptaret dhe shqiptaret u bashkuan per t'i dhene fund nje lengate te gjate politike dhe per t'i dhene jete qeverise se pare demokratike. "Me 22 Mars te vitit 2009, 17 vjet pasi mori mandatin per te udhehequr rrugen e ndryshimeve demokratike, Sali Berisha eshte shembelltyra e deshtimit te politikes se vjeter dhe udheheqesi i koalicionit te Gerdecit", reagoi Kodheli. Sipas saj, me 22 mars te vitit '92 shqiptaret nenshkruan nje kontrate me Sali Berishen qe t'i conte ne Evrope, por ne vitin 1997 Sali Berisha i fundosi, se bashku me kursimet e tyre, nen piramidat e paaftesise papergjegjshmerise dhe korrupsionit te qeverise se tij te pare. "Megjithate, ne 3 korrik te vitit 2005 shqiptaret nenshkruan nje tjeter kontrate me Sali Berishen, per te shpetuar nga korrupsioni dhe varferia, por Sali Berisha i zhyti ata dhe Shqiperine edhe me thelle ne varferi e korrupsion, me paaftesine e papergjegjshmerine e korrupsionin e oborrit te tij kryeministror", vijoji zyrtarja socialiste. Sipas Kodhelit, me 22 Mars te vitit 2009 pas ndryshimit historik te 17 viteve me pare dhe zhgenjimeve e deshtimeve qe e shoqeruan gjate ketyre viteve popullin shqiptar, ne radhe te pare per shkak te Sali Berishes, ky njeri u kerkon shqiptareve t'i besojne per te treten here, duke nenshkruar kete radhe nje kontrate me koalicionin e "Gerdecit". "Nga 22 Marsi i vitit '92 ne 22 Marsin e vitit 2009, Sali Berisha ka treguar se di vetem te flase pa pushim dhe pa pushim te beje te kunderten e asaj qe thote", deklaroi zedhenesja e kryesise se PS. Socialistet akuzojne se askush ne historine e ketij vendi nuk ka genjyer me shume se sa Sali Berisha, askush ne historine e ketij vendi nuk ka shpifur me shume se sa Sali Berisha, askush ne historine e ketij vendi nuk ka fyer me shume se sa Sali Berisha.

"Historia flet me qarte se asnjehere per domosdoshmerine e ndarjes se Shqiperise dhe te politikes shqiptare me fenomenin Sali Berisha, si dhe per detyrimin moral te secilit prej nesh per t'i dhene fund politikes se vjeter te se shkuares ne 28 Qershor, duke i dhene ndeshkimin e merituar me vote koalicionit te Gerdecit dhe udheheqesit te tij", tha Kodheli. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›