E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Largim qeverisë duke përdorur çdo mjet demokratik

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se pushteti i Sali Berishës duhet larguar domosdoshmërish, duke përdorur çdo mjet demokratik. “Protesta kudo, pasi sot në Shqipëri ka shumë për të protestuar. Protesta kudo, pasi sot në Shqipëri janë të paktë ata që nuk kanë arsye për të protestuar”, tha Balla përmes një deklarate për shtyp. Ai tha se do të ketë protesta kundër një pushteti që nuk i përfill më qytetarët e vet, pasi ata i sheh thjesht dhe vetëm si ushtarë, të cilët paguajnë taksa për të mbajtur këtë pushtet në fuqi. Sipas tij, do të ketë protesta kundër një qeverie që ka frikë të bëjë transparencë pasi e di fare mirë se çfarë fshihet në kutitë e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›