PS: Me 1 maj festojne diktatoret Denis Dedej
Nje dite pas deklarimit te lajmerimit nga Partia Demokratike se do te organizojme nje festim madheshtor per 1 majin, Partia Socialiste vlereson se ne kete dite festojne diktatoret. Deklarata u be dje nga deputeti socialist, Taulant Balla, i cili ka ironizuar kete festim, duke kerkuar qe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, te fuse ne kete feste edhe rritjen e cmimeve. "Une dua te them shume qarte qe me 1 maj festojne diktatoret dhe protestojne punetoret e thjeshte, por dua t'i kujtoj Sali Berishes qe ne listen e gjerave qe ka per te festuar ne 1 maj te fuse edhe faktin qe kilja e preshit ka vajtur 1500 leke", deklaroi Balla. Per sa i perket protestave te opozites, deputeti socialist tha se ne ditet ne vijim do bejne me dije te gjithe axhenden e protestave qe Partia Socialiste do te filloje menjehere qe nga java qe fillon. Sipas tij, rruga e Partise Socialiste tashme eshte mese e qarte: Protesta dhe vetem protesta. "Ne cdo rruge, ne cdo fshat, ne cdo qytet, ne te gjithe Shqiperine. Shqiptaret sot kane me shume arsye se asnjehere tjeter per te protestuar", u shpreh Balla. Sipas tij, do te protestojne per jetesen qe eshte bere e paperballueshme per shkak te rritjes se cmimeve te ushqimeve, mallrave dhe sherbimeve baze. Duke renditur arsyet e protestes se socialisteve, ai tha se nje shkak i daljes ne rruge te tyre do te jete dhe shtrenjtimi i energjise elektrike. "Do te protestojme per familjet e permbytura ne veri e ne juglindje te Shqiperise, me te cilat pushteti vazhdon te tallet. Eshte ky pushtet dhe kjo qeveri qe me papergjegjshmeri ua mbyti tokat, tani nuk denjon as t'u jape demshperblimin qe u takon", tha Bala. Me tej, deputeti socialist theksoi se do te protestojne per te gjitha ato familje shqiptare te cilat jetojne prej muajsh ne qiell te hapur sepse shtepite u jane shkaterruar nga rreshqitjet e tokave apo termeti, ndersa qeveria i ka lene ne harrese. Ai tha se do te dalin ne tubime per te gjitha ato familje pensionistesh, qe sot jane me te varfer se dje. Qe, sipas tij, me pensionin e tyre nuk arrijne te blejne asgje me shume se ilace, buke dhe energji. "Do te protestojme per familjet e varfra, te cilat sot nga pushteti i Sali Berishes marrin shume me pak se minimumi jetik. Do te protestojme bashke me minatoret, ish-ushtaraket, ish-mesuesit, ish-punonjesit e administrates te flakur ne rruge nga politika hakmarrese e Sali Berishes", nenvizoi zyrtari lart socialist. Partia Socialiste ben te ditur se protesta do te kete kudo, pasi sot ne Shqiperi ka shume per te protestuar. Protesta kudo, pasi sot ne Shqiperi jane te pakte ata qe nuk kane arsye per te protestuar. "Pushteti i vjedhur i Sali Berishes duhet larguar domosdoshmerisht, duke perdorur cdo mjet demokratik", perfundoi Balla.