E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite e zyrtareve, fshehje tek objektet pa leje Rozeta Rapushi

Fshehja e pasurive nga zyrtaret e larte te shtetit tek objektet e paregjistruara dhe te pa legalizuara ende, duket se eshte nje gjetje tjeter per ti shpetuar deklarimit te pasurise ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit te Pasurive (ILDKP). Kete shqetesim, kreu i inspektoratit, Adriatik Llalla, e ka theksuar edhe ne raportin vjetor te institucionit qe ai drejton, i cili do te shqyrtohet ne mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar te Ligjeve. Ne raport permendet fakti se per ne harkun kohor te nje viti, ky institucion ka paditur penalisht, 16 zyrtare dhe ka gjobitur 37 te tjere. "Gjate kontrolleve te ushtruara per verifikimin e te dhenave te deklaratave te interesave private te subjekteve deklarues, ka konstatuar se problemet me informalitetin ne regjistrimin e pasurive, sidomos te atyre te paluajtshme, krijojne pengese ne efikasitetin e hetimeve te ndermarra", theksohet ne raport. Per kete arsye, ky institucion i eshte drejtuar per informacion tek ALUIZNI, ku konstatohet se, ne disa raste pasurite e vete deklaruara per legalizim ne kete agjenci nga subjektet e kontrolluara, nuk mbulohen dhe as justifikohen me te ardhurat e deklaruara prej tyre. Si pasoje edhe per kete vit dhe ne vazhdim, do te vijoje bashkepunimi me ALUIZNI-n per verifikimin e objekteve ne proces legalizimi. Nderkohe qe ky institucion ka zgjeruar edhe rrjetin e bashkepunimit me institucione te tjera per te zbuluar, pasurite e fshehura. Keshtu, ILDKP ka ne dispozicion te dhena jo vetem nga regjistrat publike te institucioneve publike dhe bankat e nivelit te dyte, por edhe nga agjencite private qe kane ne qender te aktivitetit te tyre administrim dhe transferim parash. Inspektorati i Larte, per llogari te hetimit administrativ per interesat private te zyrtareve, tashme merr informacion edhe nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) e kompanite e telefonise celulare, mbi shpenzimet e zyrtareve per energji elektrike e telefonike. Per te pare keshtu, nese me te ardhurat qe kane, zyrtaret sa shpenzojne per sherbimet telefonike dhe ato te energjise, per te justifikuar me cka mbetet nga pasuria e tyre, blerjet ne shtepi, makina apo objekte te tjera. Gjithashtu, nepermjet kontratave me OSSH, Inspektorati i Larte synon edhe zbulimin e rasteve te mundshme te mosdeklarimit te pasurive te paluajtshme nga zyrtaret. Verifikimit te shpenzimeve per udhetimet jashte vendit te zyrtareve publike, do i vije ne ndihme sistemi "TIMS" i hyrje-daljeve, pas vendosjes se bashkepunimit me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nje risi e rendesishme ne punen e Inspektoratit te Larte eshte perdorimi i te dhenave te regjistruara ne Qendren Kombetare te Regjistrimit (QKR). Nepermjet gjeneraliteteve te "personave fizike" apo te aksionareve te "personave juridike" private te regjistruar ne QKR, Inspektorati i Larte eshte ne gjendje te evidentoje dhe parandaloje rastet e konfliktit te vazhdueshem te interesave, i cili ka lidhje me papajtueshmerine e funksionit te zyrtarit me interesat private te tij dhe te "personave te lidhur" me te.
Deklarim pasurie edhe te afermit e zyrtareve
Edhe per kete vit, detyrimit per deklarim te interesave private do te kene edhe femijet madhore jashte certifikates familjare te te gjithe zyrtareve. Nepermjet ketij mekanizmi, Inspektorati i Larte synon shmangien e regjistrimit ne emer te femijeve jashte certifikates familjare, te pasurive te fituara ne menyre te dyshimte nga zyrtari, si edhe eliminimin e perfitimit te padrejte te kesaj kategorie personash te lidhur me zyrtarin, si rrjedhoje e pozicionit publik te subjektit.
Rezultatet e hetimit kunder korrupsionit
4964 Deklarata te pasurise private jane kontrolluar pergjate nje viti nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP)
1042 Deklarata rezultuan me probleme te tilla, si gabime materiale, plotesime te gabuara, ose mungesa ne plotesime.
16 Zyrtare jane derguar ne Prokurori per kallezim penale me akuzen "Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike
Inspektorati i Larte ka aplikuar masen administrative "gjobe" per mosdeklarim periodik ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, te zyrtarit ose personi te lidhur me te, qe mbart detyrimin per deklarim, ndaj 37 zyrtareve.
Nga kontrollet e ushtruara nga ILDKP ne institucionet publike dhe bashkepunimi me autoritetet pergjegjese te institucioneve e administrates publike jane evidentuar, trajtuar dhe parandaluar 121 raste, nga informacionet e mberritura prej Autoriteteve Pergjegjese te institucioneve publike; nga informacionet e mberritura ne menyra te ndryshme komunikimi me Inspektoratin e Larte (poste, e-mail, telefonata, etj.) dhe nga media.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›