E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbahet nesër Asambleja e PS, fakte kundër qeverisë e KESH

Tiranë, 16 janar, NOA Partia Socialiste do
të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, gjatë takimit të së cilës do të
prezantojë ato që i cilëson si prova të fajësisë së plotë të qeverisë dhe
KESH-it për mbytjen me ujë të mijëra shtëpive e hektarëve të tokave të mbjella.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë kryesocialisti Edi Rama, sipas të
cilit të dielën paradite, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, do tu tregojmë
shqiptarëve pse sot e gjithë Shkodra noton.

Por ashtu si edhe në mbledhjen e mëparshme të
Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, palët do të marrin në shqyrtim edhe
çështjen e lënies në mes të bojkotit që kanë nisur ndaj Kuvendit që prej
zgjedhjeve të 28 qershorit.

Partia Socialiste nuk do ta ndryshojë
qëndrimin e saj për tu bërë pjesë e një parlamenti që nuk ka kurajon të hetojë
zgjedhjet ka thënë Rama lidhur me një fakt të tillë duke shtuar se axhenda e
aksionit politik të socialistëve u shty për shkak të përmbytjeve në veri të
vendit, por jo se ajo ka ndalur.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›