E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i Mandateve propozon heqjen e imunitetit per Tom Doshin Taulant Ballen dhe Besnik Baren

Në një mbledhje 5 minutëshe, Këshilli i Imuniteteve në Kuvend vendosi t’i përgjigjet pozitivisht prokurorisë, duke dhënë autorizimin për procedim penal ndaj deputetëve Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj. Deputetët për të cilët është kërkuar autorizim për procedim penal, nuk u paraqitën përpara Këshillit për të zhvilluar seancën dëgjimore, mundësi që ua jep pika dy e nenit 118 i Rregullores së Kuvendit. Por sipas kreut te deputetëve socialist Ruçi, përmes letrës së dërguar në Këshill Doshi, Balla dhe Baraj pranojnë që t’u hiqet imuniteti
Këshilli ngarkoi si relator për hartimin e raportit demokratin Viktor Gumi dhe socialistin Damian Gjiknuri. Sipas Rregullores së Kuvendit Këshilli, brenda 4 javëve, harton raport për në seancë plenare, në të cilin në rastin konkret rekomandon miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi dhe Kuvendi vendos për heqjen e imunitetit me votim të fshehtë. Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj akuzohen nga prokuroria se kanë luajtur rol aktiv në organizimin e demonstratës së 21 janarit, rol i faktuar me pamjet filmike dhe me kontaktet e tyre të vazhdueshme me demonstruesit që qëllojnë me gurë dhe sende të tjera ndaj Kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›