Mirditë, tërmet 3.6 ballë s'ka të lënduar as dëme
MIRDITE- Lëkundje tërmeti janë regjistruar sot paradite në rrethin e Mirditës. Instituti Sizmiologjik informon se lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11. 30 minuta dhe tërmeti ka qenë 3.6 ballë i shkallës Rihter.
Lëkundjet janë regjistruar në koordinatat 41-99 veri dhe 20-11 lindje dhe kanë pasur si epiqendër zonën e Dom Gjonit midis fshatit Reps dhe Klos. Thellësia vatrore e termetit ka qenë 32.8 km. Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)