PS: Luli dhe Saliu pas spoteve anti-PS të lëvizjes “Zgjohu”
TIRANE-Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatin për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha janë pas reklamave që sulmojnë opozitën që prej ditësh po transmetohen në televizione.
Deputetja e PS, Ermonela Felaj theksoi sot se me fonde qeveritare po bëhet një fushatë me reklama në televizione ku sipas saj hidhet baltë ndaj opozitës.
“Saliu dhe Luli kanë vendosur të përdorin gjithë arsenalin e baltës për të sulmuar opozitën duke vënë në zbatim dhe organizma fantazëm me spote politike ku sulmohet hapur opozita”.
“Lëvizja “Zgjohu”, kjo organizatë fantazëm vjen vetëm nga regjimi i Saliut me qëllim për të sulmuar dhe shpifur ndaj opozitës”.
Felaj akuzoi se për spotet janë shpërdoruar qindra mijëra euro, si për krijimin e tyre dhe për transemtimin në ekranet televizive.
“Fondet e shtetit po shpërdorohen për të ndihmuar fushatën e Saliut dhe Lulin e Saliut. Paratë në vend të përdoren për shoqërinë civile përdoren për të hedhur baltë mbi opozitën”.
Sipas PS, me këto spote në prag fushate elektorale për zgjedhjet vendore është shkelur hapur dhe ligji. Duke I bërë thirrje prokurorisë të hetojë këtë veprimtari, Felaj thekson heshtjen nga KQZ dhe KKRT. “PS i bën thirrje Prokurorisë për të hetuar këtë organitzatë.
Jemi të shqetësuar nga KQZ dhe KKRT se kjo fushatë mirëfilli politike ndodh në prag të fushatës zgjedhore dhe nga këto institucione nuk ka asnjë reagim. Injorimi që këto të dyja institucione po i bëjnë shkeljes hapur të ligjit është prova më e qartë se pas kësaj fushate qëndron Luli dhe Saliu”, tha Felaj duke shtuar se 8 Maji do jetë dita kur këta aktorë do marrin përgjigjen përfundimtare nga elektorati.
(d.b/BalkanWeb)