E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare, Krimet e Rënda vendosin “burg për jetë"

TIRANE-Gjykata e Krimeve te Renda jep vendimin ‘burg per jete’ per Aldo Baren. Kreu i Bandes se Lushnjes shpallet fajtor për disa vrasje

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin “burg për jetë” për kryetarin e Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Trupi gjykues e ka shpallur baren fajtor për 5 vrasje duke vendosur dënimin maksimal për veprat penale.

Duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë, Aldo Bare është përgjegjës fajtor për akuzat:
"Vrasje me paramendim" të shtetasit Genci Kashari
"Vrasje me paramendim" të shtetasit Masar Aliu
"Vrasje me paramendim" të shtetasit Xhevat Demiri
"Vrasje me paramendim" të shtetasit Nimet Zenelit
"Vrasje me paramendim" të mbetur në tentativë të shtetasit Artur Daja
"Vrasje me paramendim", të mbetur në tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu.

Në seancat e kaluara Aldo Bare i ka mohuar akuzat ndërkohë që sot e priti vendimin I qetë pa kundërshtuar asnjë akuzë. Avokati i Bares shprehet se veteja me drejtësinë nuk përfundon këtu, porse cështja sipas tij do të kalojë dhe në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë.

Procesi gjyqësor ndaj Aldo Bares ka vijuar prej muajsh. I cilësuar si kapoja e bandës së Lushnjes akuzohet për 20 vepra penale si, krijim organizate kriminale, vrasje, plagosje, etj. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë në nëntor të vitit 2009, pas tri vitesh qëndrimi në qelitë e burgjeve turke. Aldo Bare alias, Alfred Shkurti për vite të tëra ka qenë një ndër emrat e renditur në listën e personave të shumëkërkuar të drejtësi. Krimi më i rëndë që rëndon mbi supet e tij është ekzekutimi i Artur Dajës, armikut të tij të përbetuar, të cilin e cilësonte përgjegjës për vrasjen e të vëllait. Viktimës i preu kokën dhe ia shëtiti përmes qytetit të Lushnjës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›