E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë vjet heqje lirie trafikantit të Kakavijës

 

TIRANE - Organi i akuzës i kërkoi dje Gjykatës për Krimet e Rënda  shpalljen fajtor dhe dënimin me 6 vjet burg për një 39-vjeçar, të akuzuar për "trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike". Në seancën e djeshme në ngarkim të Shezai Gegës, prokurori i çështjes prezantoi para gjykatës konkluzionet përfundimtare të prokurorisë. Në përfundim, duke marrë parasysh edhe uljen e kohës së dënimit për shkak se gjyqi u zhvillua me kohë të shkurtuar,  prokuroria kërkoi 6 vjet heqje lirie për të pandehurin. Gega është arrestuar nga policia në 31 janar të vitit 2008 në pikëkalimin kufitar të Kakavijës, teksa po tentonte të kalonte drejt Greqisë 160 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në pronësi të tij. Sipas prokurorisë, droga kishte destinacion Greqinë.                     ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›