E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Dade, Meksi e Brace te kthejne makinat

05/02/2010  Makinat e deputetëve
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka paralajmëruar se do të marrë masat e nevojshme ligjore për ata deputetë të PS-së, që nuk kanë dorëzuar ende automjetet e Kuvendit. “Mbajtja e automjeteve nga këta që s’janë deputetë është vjedhje e pronës publike. Atyre u është dërguar letër dhe do të merren masa të tjera sipas ligjit”, tha ajo dje pas shqetësimit të deputetit të PD-së, Engjëll Cara. Gjatë seancës, deputeti kërkoi zbatimin e ligjit nga deputetët Dade, Braçe dhe Meksi, të cilët mbajnë automjetet e Kuvendit në mënyrë të jashtëligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›