Berisha: “Ju tregoj bashkëpunimin tim me Metën dhe Majkon në 93-94”
Autori i Lajmit: red.
Intervista
Kryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, tha në një intervistë per "Zërin e Amerikës" se zgjedhjet e përgjithshme janë një fitore e rëndesishme për të vazhduar projektin e Shqiperisë Europiane. Berisha, tha se ende nuk kane filluar negociatat me LSI-ne per qeverine e re, dhe se në bashkepunimin mes këtyre dy forcave mbizoterojne projektet e qarta per integrimin europian të Shqipërise. Kryeministri Berisha komentoi edhe per marredheniet me Partine Socialiste dhe situaten ekonomike te vendit.
Cili është komenti juaj për rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxorri për Fierin, apo diskutimet për Beratin?
Unë nuk kam asnjë koment. Siç dihet, jam shprehur se rezultati përfundimtar del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili, me sa shoh unë, ka bërë një punë shumë serioze dhe në zbatim të plotë të ligjit. Ndaj dhe institucionet e vlerësimit të rezultatit si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor janë institucione që do të bëjnë punën e tyre pa asnjë lloj presioni. Natyrisht, në qoftë se ekspertët tanë nuk bien dakord, kanë Kolegjin Zgjedhor pë t u drejtuar. Kjo është për të gjitha partitë politike, ndaj edhe unë nuk kam ndonjë koment të veçantë.
Socialistët kërkojnë numërim edhe në zona të tjera. A e shihni me shqetësim këtë vonesë të rezultatit?
Në qoftë se vlerësojmë tërësinë e ankesave, këto kanë qenë më minimalet në historinë e zgjedhjeve. Ka patur një moment në këto zgjedhje, që ishte jashtë parashikimit të ligjbërësve dhe ligjvënësve; ishte numri i sallave të numërimit. U përcaktuan 66 salla, të cilat e bënë procesin e numërimit të zgjatur dhe të lodhshëm. Ishte një mbingarkesë, ç është e vërteta. Mendoj se në zgjedhjet e tjetra sallat duhet të dyfishohen.
Çfarë përgjegjësish mban qeveria për gjithë këto kritika të vëzhguesve ndërkombëtarë?
Qeveria do të mbante përgjegjësi në qoftë se qeveria do të bënte përpjekjen më të vogël për të ndikuar në rezultatin. Nuk ka ndonjë insfrastrukturë më moderne se sa kjo e Shqipërisë. Kjo ishte ana e qeverisë. Së dyti; qeveria bashkë me opozitën, se Kodi Zgjedhor është konsensual, por parashikimi për kaq e aq qendra numërimi mbase qe i gabuar. Sigurisht, qeveria mban pjesën kryesore të përgjegjësisë, por sigurisht një pjesë e mban edhe opozita sepse Kodi u bë bashkarisht. Edhe paracaktimi me ligj se rezultati i zgjedhjeve duhet të dalë të nesërmen ora kaq apo aq nuk ishte realist.
Socialistët po ju akuzojnë edhe për ndikime që ju keni mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo dëmtime të numërimit.
Unë nuk jam prononcuar për KQZ-në, por gjer tani, po të analizohet veprimtaria e tyre, mendoj se janë komisionerët socialistë ata që i kanë lejuar vetes të përdorin dy standarte. Dhe në asnjë rast e në asnjë rrethanë komisionerë përfaqësues të shumicës nuk kanë përdorur dy standarte, nuk kanë bërë dy interpretime të ligjit. Kjo ka ndodhor në mënyrë të përsëritur nga komisionerët e Partisë Socialiste, por unë kam treguar mirëkuptim meqenëse përfaqësojnë opozitën. Por në tërësi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar me një maksimum konsensusi. Standartet? Mendoj se nuk ka vend në botë ku zgjedhjet nuk vuajnë për standarte.
Si i keni pritur ju deklaratat e PS-së se ata nuk do të njohin zgjedhjet, në këmbim të rinumërimit të disa zonave..
Absolutisht pa asnjë lloj impresioni.
Nuk keni asnjë impresion kur opozita thotë se nuk do të njohë zgjedhjet?
Jo. Nuk mund të kem impresion unë nga presione të tilla. Në qoftë se zoti Rama përpiqet që me deklarata të tilla të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen, ajo është përzgjedhja e tij. Unë kam kërkuar dhe kërkoj të zbatohet ligji, ligji, dhe vetëm ligji. Nuk mund të ketë imponime; as unë nuk mund t u imponoj gjë atyre, dhe as ata nuk mund të imponojnë. Mendoj se institucionet e vlerësimit të rezultateve duhet të punojnë jashtë presioneve. Në qoftë se zoti Rama një herë gjen kutinë e Beratit, pastaj kutinë e Fierit, pastaj këtë, pastaj atë për t u mbrojtur nga rezultati që nuk arriti, ky është problem i tij, është përzgjedhje e tij, nuk është imi fare, nuk ka të bëjë me mua.
Zoti Berisha edhe ju nuk i arritët ato rezultate që prisnit nga zgjedhjet, premtuat se do të kishit një fitore të thellë. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve doli shumë i ngushtë. Si e komentoni ju këtë dyzim të popullatës?
Në fakt, koalicioni im është koalicioni fitues. Kjo është e tëra.
Për rezultatin e ngushtë e kisha fjalën.
Më fal! Kam vetëm një shpjegim: Fitorja, e madhe apo e vogël, është si diamanti, shkëlqen. E dyta; a kam unë zemërthyerje për këtë rezultat? Absolutisht jo. Pse? Në natyrën time, unë gjithmonë punoj me koalicion. Këtë e kam bërë edhe në 2005 dhe gjithmonë. Mendoj se rezultati i këtij votimi ka imponuar kësaj radhe një koalicion realisht të dobishëm për vendin. Kështu që, unë shoh një katërvjeçar me një qeverisje të qëndrueshme dhe me një opozitë të fortë në parlament. Një katërvjeçar në të cilin në tryezë janë me qindra e qindra projekte të asaj që unë e premtova në fushatë elektorale të Shqipërisë Europiane. Pra, jam i bindur se do të jetë katërvjeçari i rezultateve më të mëdha.
Ju gjatë gjithë kohës keni shprehur kritika të ashpra për LSI, pastaj i keni marrë mbrapsht ato, duke thënë se ato akuza ishin limonata elektorale. LSI, ka bërë kundër një fushatë po aq kritikuese me parrullat “Berisha Ik!”. Ka shumë njerëz në opinionin publik që e shikojnë me dyshim këtë bashkëpunim tuajin të ri…
Ky bashkëpunim bazohet mbi një marrëveshje politike, të cilat Sali Berisha nuk i ka shkelur kurrë. Pra, të gjitha ato që thoni ju shuhen për shkak të marrëveshjes, së pari kjo. Së dyti; LSI është një forcë e majtë tmerrësisht e persektuar me ligj nga PS-ja dhe jo nga PD-ja asnjëherë dhe në asnjë rast. Por le të marrim praktikën europiane dhe botërore. Kundërshtarët, kur për interesa më të mëdha, bëjnë marrëveshje, i sigurtë të jesh që ata në arkivat e tyre kanë të njëjtat shprehje që ekzistojnë në arkivin e PD-së dhe LSI-së gjatë fushatës.
Sa serioz është ky bashkëpunim? Shumë analistë dhe qytetarë mendojnë se ky është thjesht një bashkëpunim për të mbajtur pushtetin, pra, dhe jo një bashkëpunim lidershipi për një të ardhme më të mirë.
Jo. Jo. Ky është një bashkëpunim për projektin e madh të Shqipërisë europiane. Ky është një bashkëpunim që diktohet nga rezultati i votimit. Ky bashkëpunim nuk bëhet për t i bërë një favor Ilir Metës ose Sali Berishës. Jo. Në rast se LSI nuk do të ekzistonte, absolutisht unë do të kërkoja koalicion me PS-në, sepse kjo është një praktikë konstante. Sot nuk shkohet më në zgjedhje për rezultatin e tyre. Shkohet në zgjedhje kur koalicionet e krijuara nga zgjedhjet nuk funksionojnë. Por, në rast se LSI-ja nuk do të ishte një forcë në këto përmasa që vjen, unë gjënë e parë që do të bëja, do t i kërkoja PS-së koalicion. Dhe, në rast se unë do të isha koalicion i dytë dhe jo i parë, pas dorëheqjes time, do të ishte rekomandimi i koalicionit tim për të bërë një koalicion me Partinë Socialiste. Këto janë regulla të cilat Shqipëria dhe shqiptarët duhet t i ndjekin, sepse janë regulla që praktikohen sot në një seri vendesh si në Gjermani, Austri si edhe vende të tjera. Ky është diktati që vjen nga sovrani.
Cilat do të jenë, simpas jush ato sektorë, ato ministri, që janë të panegociueshme, që Partia Demokratike do t i mbajë vetë dhe çfarë keni menduar të ndani me Lëvizjen Socialiste për Integrim?
Në një koalicion negociohet gjithçka. Por me LSI-në kam një marrëveshje; meqenëse Kushtetuta imponon që nuk mund të krijohet qeveri e re të paktën gjer më datën 28 gusht, në mënyrë që të paraqitet brenda dhjetë ditëve në parlament programi, - sepse ky është një përcaktim shumë strikt kushtetues, - atëherë unë vazhdoj punën intensive me këtë qeveri. Dhe nuk do të bëjmë negociata, dhe nuk po bëjmë negociata për karrige, për poste, sepse kjo në mënyrë të panevojshme mund të krijonte një lloj çmobilizimi në administratë dhe e vërteta është që administrata po punon me kapacitet të plotë. Së dyti, po hartojmë buxhetin, dhe është e domosdoshme që ky buxhet të hartohet brenda këtyre dy muajve dhe parlamenti i ardhshëm në shtator të ketë mundësinë që ta marrë dhe ta shqyrtojë. Do të ketë për të gjitha ndryshimet dhe për të gjitha propozimet. Pra, është pikërisht ritmi i punës ai që na ka obliguar që të mos merremi me portofole dhe me karrige.
Cilat janë ato poste dhe ato sektorë që ju nuk keni ndërmend t ia liniLSI-së; psh. diplomacia, apo ekonomia?
S ka. Nuk mund të vihen kushte në një koalicion. Por një gjë është e sigurtë; LSI-ja është një forcë poltike me kapacitete reale njerëzore. Është një forcë politike, e cila gjatë këtyre viteve në opozitë ruajti gjithnjë alternativa. Ana më pozitive e këtij koalicioni është sepse të dy këto forca; - ne si qendër e djathtë dhe ata si forcë politike e majtë, - janë të angazhuara për procesin e integrimit. Së këtejmi vjen edhe emri i tyre - Lëvizja Socialiste për Integrim. Sepse kishte një lloj konfuzioni për procesin e integrimit nga Partia Socialiste, ndaj edhe doli kjo forcë për integrim. Lideri i saj, Iliri Meta, është një personalitet politik, i cili që në angazhimin e tij në Partinë Socialiste ka qenë për integrimin. Edhe kur ajo parti më bënte mua rezoluta kundër bashkëpunimit me NATO-n, zëri i Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe ndonjë tjetri në atë parlament ishte pro. Ishin vitet 1993-1994.
Cilat do të jenë në vazhdim angazhimet tuaja për përmirësimin e ekonomisë së vendit? Dhe marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar a do t i riktheni ato në nivele të larta? Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë bërë parashikime skeptike për ekonominë e gjysmës së dytë të vitit.
Unë të garantoj ty se në këtë vend nuk ka krizë. Dhe këtë mund ta faktoj me të gjithë treguesit ekonomikë. Sigurisht, rritja nuk do të jetë 8 apo 10 për qind; do të jetë diçka më e vogël, por do të jetë qartësisht më e madhe se ajo që ne kemi shpallur pas fillimit të krizës. Kam të gjithë treguesit dhe ata janë secili me optimizmin e vet. Unë, zotëri, nuk mund të bëj mala d imaginere. Kjo ekonomi ka treguesit e vet. Le të urdhërojë kush të dojë t i shohë. Ka një rënie të lehtë eksportesh - është e vërtetë. Ka një rënie të lehtë të kreditit, por krediti aktualisht është në rritje dhe kursimet janë në rritje. Urdhëroni performancën fiskale. Ka një rënie në dogana për shkak të çmimit botëror të naftës dhe të grurit, dhe pjesa tjetër po realizohet, por ka një realizim të plotë në tatime. Do të dalin treguesit; ju garantoj se ky ka qenë deri tani dhe do të jetë një vit fare i mbarë. Nuk mund të them se nuk do të ketë ndikim nga bota, por ne i rritëm rrogat dhe ata që menduan se do të boshatisej buxheti dolën të gabuar.
Fushata për shembull a ndikoi mbi ekonominë?
Po të marrësh performancën; tatimet kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer. Investimet kanë vazhduar. Nuk mund të them se nuk ka patur një hezitim në vendim-marrje, vetë qeveria ka patur një hezitim në vendim-marrje. Investitorët kanë patur një hezitim në vendim-marrje. Një seri anijesh kanë qëndruar në radë në det për të pritur rezultatin e zgjedhjeve, se kushedi pala tjetër u kishte bërë një premtim. Pra, nuk është se nuk ka patur ndonjë ndikim, por nuk është se ka krizë. Dhe po të kishte krizë, unë do ta pranoja i pari. Me Fondin Monetar Ndërkombëtar sigurisht që do të kooperojmë ngushtësisht në kuadrin e Artikullit 4. Nuk jemi ne që kemi shpallur bashkëpunimin në kuadrin e Artikullit 4, por është Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sepse Shqipëria u zhvendos nga grupi i vendeve me të ardhura të ulta, në grupin e vendeve me të ardhura mesatare. Dhe kjo është një praktikë standarte automate e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Çfarë po bëjmë ne? Ne po zbatojmë rigorozisht ato që kemi rënë dakord me Fondin dhe do të kemi bashkëpunim në kuadrin e Artikullit 4. Të gjitha komentet e tjetra janë të pajustifikuara.
Marrë nga “Zëri i Amerikës”, intervistoi Ilirian Agolli
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009