E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, 2 jave kohe Kodit

TIRANE - Permes polemikave te shumta dhe debateve te forta mes partive te vogla dhe dy partive te medha, PD e PS, eshte shtyre miratimi i Kodit Zgjedhor dhe 15 dite te tjera. Duke arritur tashme ne kater shtyrje, duket se acarimi i te vegjelve ka arritur kulmin, teksa kane startuar me akuza te forta ne drejtim te dy bashkryetareve te partive te medha politike. Parlamenti mori diten e djeshme vendim ne seancen e radhes per shtyrjen me 2 jave te tjera te punes per Komisionin e Reformes Zgjedhore, te cilit i mbaronte afati diten e sotme. Me 81 vota pro, 7 kunder dhe 2 abstenime, kuvendi miratoi shtyrjen e afatit te punes se komisionit te posacem parlamentar per Kodin Zgjedhor, duke e lene kete mandat deri ne daten 14 nentor. Edhe pse partite e vogla i kane konsideruar te qellimshme vonesat ne reformen elektorale, per socialistet, Kodi zgjedhor mund te quhet i perfunduar ne pjesen derrmuese te tij, pas propozimeve te bera nga ekspertet juridik te selise roze. Por miratimi i nje kohe shtese nga dy partite te medha politike, ka ngjallur edhe reaksionin e partive te vogla parlamentare. Bashkryetari socialist per reformen zgjedhore, Fatmir Xhafaj ka theksuar se te gjitha keto jane aludime dhe se PS nuk ka bere asnje kompromis me Partine Demokratike ne lidhje me projektligjin e prokurorise ose ndonje nisme tjeter ligjore. Ai theksoi se mes PD-se dhe PS-se ka ndarje te shumta per sa i perket vizionit te tyre per reformimin e sistemit te drejtesie. Deri me tani komisioni per reformen zgjedhore ka rene dakord per shume kapituj te kodit zgjedhor, duke i dhene zgjidhje konsensuale, ceshtjes se koalicioneve te perbera qe dikton dy formula llogaritjesh, ajo mes listave te koalicioneve dhe ajo mes partive ne koalicion. Financimi i partive si dhe perqindja e grave ne lista, jane te tjera ceshtje qe kane gjetur konsensusin mes paleve ne komisionin e reformes zgjedhore. Nderkohe qe pritet te vendoset per KQZ, ndarjen e mandateve etj. "Mendoj se nuk ka mundesi te japesh nje pergjigje serioze per gjera qesharake dhe per deklarata qe jane te percarta. Nuk ka asnje lidhje mes ketyre te dyjave ne menyre absolute, por percartja eshte personale dhe nuk kam ndermend te merrem me kete gje", - tha Xhafa. Ne kundershtim me akuzat e Priftit per vonesa ne berjen e ligjit zgjedhor, Xhafa nenvizoi se nga pikepamja e punes se eksperteve, Kodi Zgjedhor pothuajse ka perfunduar. "Ka mbetur pjesa per pushtetin vendor, jane rregullimet e fundit dhe disa gjera qe lidhen me nje aneks qe duhet t'i bashkengjitet kodit lidhur me percaktimin e zonave te administrimit zgjedhor ne nje qark", theksoi deputeti socialist. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›