E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD zgjedh anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, emrat e tyre

Tiranë, 19 Janar, 12:05, NOA - Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë votuar sot për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Përzgjedhja e tetë anëtarëve të kolegjit zgjedhor është bërë në dy faza.

Faza e parë do të kryhet sipas ligjit, duke votuar në mënyrë të fshehtë dhe faza e dytë do të jetë ajo e, hedhjes së shortit me gogla.

Anëtarët e kolegjit janë zgjedhur nga Gjykata e Apelit, mes 83 gjykatësve janë zgjedhur vetëm tetë prej tyre.

Nga dy fazat e votimit anëtarët e Kolegjit Zgjedhor do të jenë gjyqtarët e mëposhtëm:

Zeqine Sollaku

Dhurata Haberi

Bashkim Dedja

Stavri Kallço

Astrit Kalaja

Marije Qirjazi

Neritan Mullaj

Sashenka Jonuzi

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›