E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Më 8 maj, Saliu humbi. KQZ, aspak dinjitoz

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ky instutuion tha Shalsi, po i ngjan më shumë  pazarit të gjësë së gjallë, dhe jo një instutucioni serioz dhe dinjitoz.

Dje pamë një shfaqje të shëmtuar në KQZ, që vazhdon edhe sot. Pamë të hapeshin kuti të cilat kishin kode që nuk përputheshin nga ato të mbajtura shënim në proceverbale. Pame dhe fletë jashtë zarfveve të mbyllura- tha Shalsi.

Ai akuzoi kryeministrin Sali Berisha se duke përdorur çdo mjet antidemokratik dhe antiligjor, vazhdon të manipulojë në mënyrë të paturshpshme procesin dhe kutitë ku gjenden fletët e votimit

Sipas Shalsit të gjithë e panë që Edi Rama fitoi me 10 vota plus, pasi qytetarët folën votat e tyre u numëruan në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Saliu humbi, kjo është e vërteta e patjetërsueshme e 8 majit në Tiranë, shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›