PS: Më 8 mars, gratë në protestë, të mbrojnë dinjitetin
TIRANË- Partia Socialiste përsëriti sot thirrjen drejtuar grave për tu solidarizuar në protetën që do të organizohet në 8 Mars kundra qeverisë.
Nëpërmjet deputetes Ledi Shamku PS ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit i cili e ka kthyer pjesmarrjen e të rinjve të detyrueshme në mitingje duke abuzuar me to.
‘Të gjithë e kemi parë sesi zbrazen shkollat e universitetet kur bën mitingje e koncerte Sali Berisha. Jo nga dëshira e nxënësve e studentëve për të parë Saliun, por sepse njësoj si në komunizëm, edhe sot, 20 vjet më pas, Sali Berisha vazhdon të abuzojë me fëmijët tanë duke i përdorur ata për të mbushur salla e sheshe si të ishin bagëti e jo e ardhmja e këtij vendi.’- ka deklaruar Shamku.
Ndërkohë deputetja socialiste i është drejtuar gjithë motrave dhe nënave ti bashkohen protestës së 8 Marsit për të mbrojtur dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur në emër të së ardhmes së fëmijëve dhe si një detyrin kundrejt vetes.
'I ftojmë të gjitha gratë, nënat, motrat tona që të na bashkohen për një protestë të madhe në këtë ditë të shënuar për të gjitha ne, në 8 mars, kjo ditë kur më shumë se kurrë kemi detyrimin karshi vetes dhe njëra tjetrës të ngremë zërin në emër të të drejtave tona, në emër të së ardhmes së fëmijëve tanë dhe për t’u rikthyer grave dinjitetin e nëpërkëmbur nga ky pushtet.’- ka theksuar në fund të deklaratës së saj deputetja Shamku.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, Shamku: Më 8 mars, gratë në protestë, të mbrojnë dinjitetin